Lajme Shqip Friday, 23 December 2011 14:00

Tiranë-Ministria e Drejtësisë ka përfunduar inspektimin mbi rastin e dënimit të Konstandin Xhuvanit, që u dënua me dy vjet burg për vrasjen e Alfred Musabelliut.

Në raport, ministri Halimi ka theksuar se “dënimi vetëm me 2 vjet burg është i papranueshëm, pasi të gjithë shtetasit janë të barabartë para ligjit.

Raporti i është dërguar presidentit Topi dhe kryeprokurores Rama, nga të cilët Halimi kërkon që të ushtrojnë kompetencat e tyre, edhe pse e di që nuk mund të ndryshojnë vendimin.

Konstandin Xhuvani është djali i regjizorit Gjergj Xhuvani dhe aktores Luiza Xhuvani, e cila është njëkohësisht edhe deputete e PS-së.