Ankara- Pasi që Kuvendi kombëtar francez e votoi ligjin me të cilin dënohet mohimi i asaj se mbi armenët është kryer gjeneocid nga ana e Turqisë gjatë Luftës së Parë Botërore, Turqia e tërhoqi ambasadorin e tij nga Franca, e ndërpreu bashkëpunimin ushtarak dhe i anuloi të gjitha takimet bilaterale.
Por gjithashtu kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, e akuzoi Francën se ka kryer “gjeneocid” mbi popullatën algjeriane, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.
“Vlerësohet se 15 për qind e popullatës algjeriane ishte e masakruar nga ana e francezëve nga viti 1945”, deklaroi Erdogan në konferencën për shtyp, në të ciën reagoi në votimin nga ana e deputetëve francez të ligjit me të cilin dënohet mohimi i asaj se mbi armenët është kyer gjeneocid nga ana e turqve.
Lufta në Algjeri dhe periudha e cila i parapriu është njëra ndër periudhat më të dhimbshme në historinë moderne franceze, për të cilën filloi më haptazi të flitet vetëm në pesëmbëdhjetë vitet e fundit.
Friday, 23 December 2011 13:54