Lajme Shqip Friday, 23 December 2011 14:05

Prishtinë – Genta dhe Dafina bëhen bashkë, jo në jetën e tyre private si dy bukuroshe të ndara të estradës, por ato janë bashkuar me një këngë duet.

Kënga e tyre që paralajmërohet se do të bëhet hiti më i dëgjuar është pjesë e programit festiv të televizionit RTV21 dhe ekskluzivisht do të transmetohet në natën e ndërrimit të viteve.

Dy yjet e preferuara të skenës muzikore shqiptare janë edhe më të vizituarat dhe më me shumë fansa në faqet sociale, si facebook.

Dafina Zeqiri dhe Genta Ismajli, tashmë të dyja kanë fatin e njëjtë pas shkëputjes së lidhjeve të tyre të dashurisë.