Lajme Shqip Friday, 23 December 2011 13:31

Ceremonia për Havelin, i cili vdiç të dielën në moshën 75 vjeçare, do të mbahet në Katedralen ShenVitus, në Kështjellën e Pragës.

Me  kërkesën e familjarëve të tij, trupi do të digjet ndërsa hiri dot varroset pas Kërshëndellave.

Personalitete të njohura pritet të marrin pjesë në ceremoninë e sotme, përfshirë presidentin francez, Nikolas Sarkozi, sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, ish-presidentin amerikan, Bill Klinton, kryeministrin britanik, Dejvid Kamerun, e shumë personalitete të tjera me ndikim.

E pranishme në ceremoni do të jetë edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ndërkohë që ish-sekretarja amerikane e shtetit, Medllin Allbrajt, pritet të mbajë një fjalim gjatë kësaj ceremonie.

Heroi i  Revolucionit të Kadifenjtë dhe presidenti i parë post-komunist në ish-Çekosllovakisë konsiderohet personaliteti më me ndikim në erën e demokracisë në Evropë në përgjithësi, përkatësisht figura qendrore që ka shënuar epokën e lëvizjes paqësore jo vetëm në Evropë po edhe më gjerë.

Populli shqiptar do ta kujtojë atë si njërin ndër miqtë më të mirë dhe figurat më të ndritura në përkrhje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.