Kristo Heusgen, kancelari i Angela Merkel, është duke qëndruar në Beograd. Atje ai ka biseduar me anëtarët e kabinetit të kryetarit serb, Boris Tadiç dhe me shefin e diplomacisë serbe Vuk Jeremiç. Me këtë rast është folur për situatën në veri të Kosovës dhe për çështje të tjera, shkruan “Danas”, transmeton FoNet.
Gjatë takimeve është arritur marrëveshja që detajet e bisedave të mos dalin në opinion. Burime zyrtare serbe nuk e mohojnë dhe as e pohojnë këtë informatë. Predrag Simiç, profesor në Fakultetin e Shkencave politike në Beograd, ka thënë për FoNet se kjo vizitë mund të ketë lidhje me arrestimin e Zvonko Veselinoviçit.
Zvonko Veselinoviç është arrestuar më 20 dhjetor në Serbi, Kralevë, një ditë pas qëndrimit në Kosovë të kancelares gjermane Angela Merkel.
Drejtësia serbe i ka përcaktuar dje Zvonko Veselinoviçit paraburgimin prej 30 ditësh. Ai akuzohet nga KFOR-i si nxitës i trazirave në veri dhe “inxhinier” i barrikadave në këtë pjesë të Kosovës.
Friday, 23 December 2011 12:35