Lajme Shqip Friday, 23 December 2011 11:10

Ajo është mbase ngjyra më e përdorur nga femrat, por me disa nga këshillat tona mund të arrini maksimumin.

Çdo femër e di që ngjyra e zezë zvogëlon masën, fsheh defektet, i shkon çdokujt dhe është për çdo rast. Për këtë arsye është më e përdorura nëpër veshje të ndryshme të shumë yjeve. Këtë sezon ngjyra e zezë dhe blu e thellë kanë dominuar nëpër pasarela të ndryshme.

Nëse jeni e veshur plotësisht me të zeza keni tre mundësi se si mund ta thyeni pak ngjyrën e zezë. Aksesorët me ngjyra të ndezura janë çelësi i suksesit.

1. Mund  të kombinoni këpucët me ngjyrën e çantës. Në mënyrë që të thyeni pak ngjyrën e zezë.

2. Një mundësi është të zgjidhni aksesorët e mëdhenj me ngjyra që bien lehtë në sy.

3. Tualeti luan një rol shumë të rëndesishem tek prezenca e femrës. Nëse luani me ngjyrat e tualetit mund të arrini një look të këndshëm.

Pra, mos harroni! Ngjyra e zezë nuk del kurrë nga moda dhe është ngjyra që mund të kombinohet lehtë pothuajse me çdo ngjyrë. (LajmeShqip.com)