Lajme Shqip Friday, 23 December 2011 09:45

Hagë – Tribunali i Hagës nuk zbuloi dëshmi të mjaftueshme për të ngritur akuzë kundër ish-kryeprokurores Karla del Ponte dhe kolegëve të saj për shkak të gjoja frikësimit të dëshmitarëve.

Gjykata në vitin e kaluar emëroi një prokuror të pavarur, i cili do t’i hulumtojë pohimet e disa dëshmitarëve për veprën kundër Voisllav Sheshelit se gjykatësit i kanë frikësuar, i kanë lënë pa gjumë dhe u kanë ofruar para në zëvendësim për deklaratat.

Prokurori i pavarur konkludoi se nuk ekzistojnë dëshmi për fillim të procesit gjyqësor.

Karla del Ponte, e cila është ish-kryeprokurore e Zvicrës, e braktisi Tribunalin e Hagës para katër viteve.