Lajme Shqip Thursday, 22 December 2011 22:59

Shkup- Diplomati estonez Aivo Orav është zgjedhur ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Kjo u bë e ditur nga kabineti i përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Kethrin Eshton.

Ambasadori estonez Aivo Orav është diplomat me karrierë në moshën 46 vjeçare, i lindur në Talin. Ai deri tani ka kryer detyrën e ambasadorit estonez në Turqi.

Orav do të zëvendësojë ish-ambasadorin Piter Sorensen, i cili pas tre muajve trë mandatit në Maqedoni, udhëtoi drejt Sarajevës, ku ishte caktuar në detyrën e përfaqësuesit special të BE-së për Bosnjë-Hercegovinë.

Ambasadori Orav është diplomat me karrierë në moshën 46 vjeçare, i lindur në Talin. Ai deri tani ka kryer detyrën e ambasadorit estonez në Turqi, ku kishte mbuluar edhe tre shtete tjera të Lindjes së Mesme.

Misioni i tij i ri dhe i parë në Maqedoni në cilësinë e ambasadorit të nominuar nga BE do të nis nga fundi i muajit të ardhshëm.