Romë – Të ngrënit më pak jo vetëm që ndihmon të jetosh më gjatë, dhe me probabilitet më të ulët për t’u sëmurur nga patologjitë e lidhura me mbipeshën, por ndihmon edhe në mbajtjen e trurit më të ri.
Një studim italian i publikuar në revistën PNAS, ka arritur të shpjegojë se kush është molekula që aktivizon mekanizmin i cili ndihmon trurin të jetë më i ri.
Molekula në fjalë është proteina Creb1, e cila pakësohet fiziologjikisht me plakjen, dhe është e njohur prej kohësh për rolin e saj të rëndësishëm në funksionimin e trurit. Tani kërkuesit e Universitetit Katolik të Romës kanë zbuluar se funksionimi i Creb1 mund të rritet thjesht me anë të një diete ipokalorike (me pak kalori).
Studimi është kryer mbi minjtë, dieta e të cilëve është reduktuar me 30 %, pra një ulje jo drastike. Është vënë re se këta minj paraqisnin një veprimtari më të mirë njohëse karshi atyre nën një regjim kalorik normal, dhe zhvillojnë më vonë ndryshime në tru të krahasueshme me Alzheimerin tek njerëzit.
“E dinim që Creb1 është në gjendje të modulojë gjene, dhe që vetë mund të modulohet nga faktorë të rritjes të quajtura neurotrofine, nga disa barna dhe nga kafeja dhe çaji, por nuk dinim që mund të aktivizohej nga një dietë më regjim kalorik të limituar. Një lajm mjaft i mirë sepse nuk është aspak e lehtë t’i shtosh trurit faktorë rritje, ndërsa është fare e lehtë të arrish këtë duke modifikuar mënyrën e të ushqyerit.
Thursday, 22 December 2011 18:00