Gabim fatal, ky është vlerësimi i liderit historik të partisë socialiste Fatos Nano për vendimin e grupit parlamentar të selisë rozë për të përjashtuar Kastriot Islamin.
Nano i cili një ditë përpara vendimit i bëri thirrje partisë së tij që të mos e merrte një vendim të tillë, por 2 ditë pas vendimit, Nano thotë se partia socialiste duhet të gjejë kurajon për të ndrequr vendimin e paprecendentë në 20 vite funksionimit të kësaj force politike si e tillë.
“Mendoj se është një gabim fatal dhe PS do të gjejë forcën t’a korrigjojë”-është shprehur Nano.
Ish-kryeministri i Shqipërisë foli edhe për garën e tij drejt presidencës shqiptaret për të cilën thotë se nuk është në garë me të kaluarën por me individë që kanë kulturën e integrimit.
“Partia Socialiste nuk vdekur”-tha Nano i pyetur nga gazetarët nëse forca e tij politike do ta mbështesë në ëndrrën e tij presidenciale. Pak ditë më par ish-kryetari i PS-së fatos Nano bëri publik vullnetin e tij për të marrë pjesë në garën presidenciale, deklaratë e cila menjëherë solli pështjellim brenda partisë socialiste e cila u nda në mbështetës dhe kundërshtarë të ish-liderit historik.
I pyetur nëse e ka kërcënuar Nikoll Lesin ashtu siç pretendon zv/ministri i Turizmit, Nano tha se ka 4 vite që nuk komunikon me të.
Thursday, 22 December 2011 13:14 