“Barikadat në veri të Kosovës do të qëndrojnë dhe ato do t’i udhëheqin kryetarët e veriut dhe jo të arrestuarit, vëllezërit Veselinoviç,” ka thënë Oliver Ivanoviç.
“Arrestimi i Veselinoviçëve nuk do të ndryshojë asgjë, nuk do të ketë ndryshime as në barikada, dhe arsye për këtë është se Veselinoviçët nuk i kanë udhëhequr ato,” ka thënë politikani kontravers serb dhe themeluesi i grupit famkeq të njohuar si ‘Rojat e urës’ Oliver Ivanoviç.
Barikadat i udëheqin kryetarët e zgjedhur të komunave të veriut të Kosovës, që kanë legjitimitet dhe janë të zgjedhur në mënyrë legjitime, ka thënë sekretari permanent në të ashtuquajturën Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Ivanoviç nuk ka dashuar të komentojë arrestimin e Zvonkos dhe Zharkut me arsyetim se kjo tashmë është çështje e policisë, megjithëse nuk ka prituar që ai të arrestohet në këtë kohë.
“Pasi Ministria e Punëve të Brëndshme të Serbisë pati deklaruar kohë më parë se nuk ka asnjë fakt kundër Veselinoviçëve, të cilat do të çonin në arrestimin e tyre, kam prituar që këta do t’i arrestonte EULEX-i nëqoftëse do të kishin fakte,” ka thënë ai.
Arrestimi i tij nuk ka krijuar ndonjë shqetësim tek serbët në Kosovë dhe nuk do të ketë kurrfarë reagimi prej tyre.
Thursday, 22 December 2011 12:05