Lajme Shqip Thursday, 22 December 2011 11:45

Është fundi i vitit dhe revista e modës Vogue ka publikuar listën e yjeve të veshur më mirë për këtë vit.

Për t’u dukur mirë ju duhet një stil unik dhe një shije e mirë. Yjet e përmendura më poshtë i kanë që të dyja këto tipare, dhe kjo shpjegon faktin përse Revista Vogue i ka renditur në këtë listë.

1. Rosie Huntington-Whiteley meriton vëndin e parë. Ajo mund të mos jetë një aktore perfekte, por ama është shumë e zonja për të zgjedhur rrobat që vesh. Ajo gjithmonë duket fantastike, si në tapetin e kuq, po ashtu edhe në jetën e përditshme.

2. Dukesha e Cambridge-it falë elegancës dhe shijes se saj te sofistikuar është dukur gjithnjë mjaft elegante ne takimet e saj diplomatike.

3. Kirsten Dunst nuk është dalluar më parë për stilin e saj modern, por me kalimin e viteve duket se ka mësuar me të vërtetë se si duhet të vishet.

4. Blake Lively gjithmonë kur pozon duket e mrekullueshme dhe me një stil shumë të veçantë.

5. Emma Stone është një fytyrë e re në zonën e modës. Vajza ka fituar zemrat tona jo vetëm me mënyrën e saj të aktrimit, por edhe me mënyrën e të veshurit.

6. Chloe Moretz është vetëm 14 vjeçe e megjithatë është dalluar për stilin e saj mjaft te bukur ne veshje.

7. Michelle Williams jo vetëm që ka aktruar rolin e Marilyn Monroe-së, por është shfaqur me veshjen e saj nëpër evente me stilin e ikonës së bukurisë për shumë femra.

8. Victoria Beckham është e njohur për figurën e saj të stilistes dhe modeles në të njëjtën kohë. Ajo duket gjithnjë e mrekullueshme.

9. Anne Hathaway është një ndër yjet që kurrë nuk vishet keq.

10. Elle Flanning është edhe më e re se Chloe, por ama duket shumë shik dhe shumë sharmante me rrobat e saj gjithnjë të stilistëve të njohur.

(LajmeShqip.com)