Mogadishu- Aeroplanë ushtarak e sulmuan pjesën jugore të Somalisë, e cila është nën kontroll të kryengritësve, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke lënduar disa të tjerë, prej të cilëve më së shumti civilë, deklarun sot dëshmitarët dhe komandantë të milicisë islamike.
Të martën në mbrëmje aeroplanë bombarduan disa lokacione në Hosingov në rajonin Juba, në afërsi të kufirit kenian.
“Të paktën tre aeroplane hodhën bomba mbi Hosingov, ndërsa njëra goditi një shtëpi në të cilën jetën e humbën disa civilë”, kumtoi një dëshmitar, duke shtuar se “në sulmin janë vrarë 11 persona, kryesisht civilë”.
Kryengritësit ekstremist, të cilët e kontrollojnë pjesë të mëdha në pjesën jugore të Somalisë, por ballafaqohen me presion gjithnjë e më të madh nga ushtria rajonale dhe forcat qeveriatare, i dënuan këto sulme ajrore.
“Ata si cak i patën rajonet civile dhe kanë kryrer krime, por nuk do t’u lejojmë të kalojnë pa u dënuar pas gjakderdhjeve mbi qytetarët e pafajshëm. Do të vuajnë për shkak të kësaj, luftëtarët muxhahedinë do të hakmerren për këtë sulm”, theksoi përfaqësuesi zyrtar rajonal Al Shebaba Sheik Abukar Ali.
Wednesday, 21 December 2011 17:49 