Mbi 8 mijë dhurata të tilla shpërndahen sot, në ditët e ardhshme anembanë sistemit parashkollor të Tiranës në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, ndërkohë që do të bëhet një përpjekje për të shpërndarë dhurata edhe në arsimin fillor, pra nga klasa e parë deri në të katërtën. Këto dhurata të cilat janë mundësuar falë kontributit të bizneseve të Tiranës”, tha Basha.
I pranishëm në këtë vizitë ishte edhe Drejtori i bankës Emporiki në Shqipëri, e cila ka dhënë kontributin e saj për blerjen e këtyre dhuratave. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, kur folëm në lidhje me këtë projekt me Kryetarin e Bashkisë isha shumë entuziast sepse nuk ka gjë më të bukur në jetë, se sa të shikosh këta fëmijë të lumtur dhe që sjellin ngrohtësi në zemrat e njerëzve. Është në shpirtin e “Credit Agricol”, grup të cilin e përfaqësoj. Sërish, falenderoj Kryetarin e Bashkisë, drejtoreshën dhe Kryetarin e Njësisë Bashkiake”, tha Drejtori i bankës Emporiki.
Fjala e plotë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha dhënë për mediat:
“Sot kemi ardhur këtu në kopshtin nr.3, për të ndarë me vogëlushët dhe vogëlushet e mrekullueshëm të këtij kopshti që kanë qenë shumë të mirë gjatë këtij viti që po mbaron, siç na kanë thënë edukatoret dhe prindërit dhuratat të cilat i ka sjellë Babagjyshi i vitit të Ri, me ndihmën e Bankës Emporiki Credit Agricol, të cilën gjejmë rastin edhe ta falenderojmë edhe si Bashkia e Tiranës, për këtë projekt të përbashkët, por besoj edhe në emër të vogëlushëve, prindërve dhe edukatorëve të tyre.
Mbi 8 mijë dhurata të tilla shpërndahen sot, në ditët e ardhshme anembanë sistemit parashkollor të Tiranës në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës. Këto dhurata të cilat janë mundësuar falë kontributit të bizneseve të Tiranës, në veçanti në këtë projekt me angazhimin e Bankës Emporiki Credit Agricol janë një pjesëz e vogël e kontributit të Bashkisë së Tiranës, komunitetit të Tiranës për një festë sa më të gëzueshme për fëmijët tanë, sepse sa më mirë të ndihen vogëlushët e këtij qyteti, aq më mirë do të ndihet ky qytet, sepse këta reflektojnë me të vërtetë shpirtin e festave dhe shpirtin e mirësisë në qytetin e Tiranës, ndaj gjej rastin që sëbashku me vogëlushët të urojmë edhe njëherë “Gëzuar Vitin e Ri”.
Wednesday, 21 December 2011 19:30 

