Lajme Shqip Wednesday, 21 December 2011 18:36

Prishtinë-Zëvendëskryeministri i Kosovës Slobodan Petroviç deklaroi sot se është e nevojshme që të zbatohen marrëveshjet që janë arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

“Për normalizimin e gjendjes në veri të Kosovës para së gjithash duhet të largohen barrikadat”-tha ministri. Zgjidhjen e çështjes së veriut ai e sheh nëpërmjet krijimit të shtetit të së drejtës dhe decentralizimin e pushtetit.

“Pres që në fillim të vitit të ardhshëm të ketë një strategji për realizimin e procesit të decentralizimit edhe në veri të Kosovës”-shtoi ministri.

Gjendja ekonomike e serbëve të Kosovës nuk është ideale, por po ndryshon në drejtmin e duhur, ka thënë zëvendëskryeministri. Megjithatë, gjendja e servëve varet edhe nga vet ata dhe gadishmërisë së tyre për t’u integruar në shoqërinë kosovare.

“Shumë ndryshime pozitive të cilat kanë ndodhur vitin e kaluar në jetën e qytetarëve serbë kanë dalë në plan të dytë për shkak të ngjarjeve në veri të Kosovës”-ka thënë Petroviç për programin në gjuhën serbe.

Ai porositi qytetarët e Kosovës që të besojnë në një të ardhme më të mirë, duke iu premtuar që të gjithëve se vitin e ardhshëm të kenë më shumë mundësi për një jetë më kualitative. (LajmeShqip.com)