Menjëherë pas zhurmës së krijuar për largimin e tij nga jeta, Jon Bon Jovi ka dalë sërish në skenë duke vërtetuar që është ende gjallë.
Ai ka publikuar një fotografi me një buzëqeshje të madhe dhe një mesazh në kartë që shkruante në mënyrë pak ironike “Parajsa po më duket e ngjashme me Nju Xhërsin. 19 dhjetor 2011.”
Lajmi i rremë se këngëtari kishte pësuar një atak kardiak ka ndezur spekulimet, sidomos Twitterin, abonentët e të cilëve kanë bombarduar me komente. Ai u shndërrua në objekt bisede, menjëherë brënda katër orësh.
49 vjecari aktualisht është duke organizuar festën e Krishtlindjes pranë restorantit të tij të bamirësisë në Red Bank të Nju Xhërsit. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 21 December 2011 14:30 