Lajme Shqip Wednesday, 21 December 2011 13:45

Eva Ekvall ndërroi jetë ditën e djelë në një spital të Hjustonit. E kurorëzuar si Miss Venezuela në moshën 17-vjeçare në vitin 2000, dhe me kurorëzime të tjera në pasarelat e bukurosheve, ajo punoi si modele, aktore dhe moderatore.

Dy vjet përpara se të vdiste botoi edhe librin “Fuera de Foco” (jashtë fokusit) që tregonte për luftën e saj me kancerin të ilustruara me fotografi të ndryshme të saj gjatë asaj periudhe. Në atë kohë ajo u shpreh në një intervistë “I urrej fotografitë tek të cilat kam dalë shëmtuar, por e vërteta është se kanceri nuk është gjë e bukur dhe se unë nuk mund të dukem si Miss ndërkohë që vuaj nga kanceri.”

Në atë kohë ajo ishte optimiste për jetën dhe dëshironte të shkruante sërish. Thoshte se fuqinë për të luftuar këtë sëmundje e gjente tek vajza e saj dy-vjeçare.

Por beteja e saj mbaroi, njësoj si edhe nëna e saj në moshën 39-vjeçare. Ditën e largimit të saj, bashkëshorti i saj postoi në profilin e tij fotografinë e duarve të tyre të kryqëzuara me citimin ‘Gjithmonë bashkë gruaja ime”. (LajmeShqip.com)