Seul – Pesë milionë banorë të Phenianit i dhanë nderimet liderit të ndjerë të Koresë së Veriut, Kim Xhong-il gjatë 24-orëve të fundit, lajmëroi agjencia e lajmeve koreanoveriore.
Prej 19 dhjetorit pasdite, kur u kumtua lajmi i pikëlluar për vdekjen e Kim Xhong-il, deri në mesditën e ditës së nesërme, para statujave dhe portreteve të tij janë përkulur mbi pesë milionë persona që përbëjnë një të pestën e popullatës së Koresë Veriore.
“Njerëzit ishin të thyer nga pikëllimi, disa të tjerë edhe kanë rënë pa ndjenja nga pikëllimi”, ka kumtuar agjencia shtetërore korenoveriore, duke i përshkruar rendet e pafund të njerëzve të cilët i kanë dhënë nderimet liderit të tyre.
Mediat botërore ndërkohë po flasin për brengosje dhe gjëndje emocionale të detyrueshme, identike me atë në vdekjen e Kim Xhong-il.
Wednesday, 21 December 2011 11:00