Londër – Agjencia për përcaktimin e rejtingut kreditor “Mudis”, për herë të parë ka paralajmëruar Britaninë e Madhe se mund ta humbasë rejtingun e tanishëm AAA, nëse vazhdon kriza në eurozonë.
Në analizën më të re të “Mudis-it” thuhet se Britania e Madhe tani për tani ka rejting të qëndrueshëm, por ekonomia e saj po ballafaqohet me “sfida të hatashme dhe rritëse”.
Prandaj mund të vihet në pikëpyetje aftësia britanike për t’i zvogëluar goditjet e mëtejshme ekonomike, veçanërisht për faktin që ruajtja e stabilitetit deri tani ka qenë rezultat i arritjeve të viteve të kaluara, pasi edhe rritja ekonomike sivjet ka qenë më e dobët.
Paralajmërimi i “Mudis-it” është goditje serioze për ministrin e Financave Xhorxh Ozborn dhe Qeverinë e koalicionit, e cila përmes masave të rrepta për shkurtimin e borxhit të brendshëm, tenton t’i stabilizojë financat në sektorin publik për një periudhë më të gjatë.
Ekspertët ekonomik britanik vlerësojnë se ulja eventuale e rejtingut, nuk do të pranohet vetëm si poshtërim për Qeverinë dhe për gjithë politikën e saj të deritanishme ekonomike dhe financiare, por do të shkaktojë shtrenjtim të të gjitha kredive të cilat do t’i marrë Britania e Madhe, duke lënë pasoja mbi riparimin ekonomik të vendit.
Wednesday, 21 December 2011 10:40