Lajme Shqip Wednesday, 21 December 2011 10:20

Manilë – Në përmbytjet që kapluan Filipinet humbën jetën përafërsisht një mijë njerëz, ndërsa dëmi i shkaktuar llogaritet në rreth 23 milionë dollarë amerikanë.

Shërbimi filipinas për mbrojtje civile kumtoi se gjatë përmbytjeve janë shkatërruar mijëra shtëpi, rrugë dhe urat janë nën ujë, ndërsa janë rrëzuar spitale dhe shkolla, dhe janë dëmtuar edhe centralet elektrike.

Të paktën 967 njerëz humbën jetën në përmbytjet e shkaktuara nga stuhia tropikale Vashi. Më rëndë janë goditur qytetet porte jugore Kagajan de Oro dhe Iligan.