Lajme Shqip Tuesday, 20 December 2011 19:00

Shkup – Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski dhe ambasadori i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, Stefano Lazaroto, sot e informuan opinionin për fillimin e punësimeve të 25 profesionistëve të cilët punojnë në Institutin parlamentar të Kuvendit.

Themelimi i Institutit parlamentar del nga Ligji për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa arritja e funksionalitetit të tij është edhe përcaktim në Raportin për përparimin e vendit të Komisionit Evropian. Proces i hapur, i drejtë, transparent, konkurrent dhe rigoroz i punësimit të kuadrove me shkallë të lartë të profesionalizmit, paralajmëroi spikeri Veljanoski.

“Kuadrot e punësuar në këtë mënyrë do të nevojiten për sigurimin e Kuvendit me shërbim të specializuar për analiza dhe hulumtime krahasuese, i cili për Kuvendin, deputetët dhe të punësuarit në Kuvend do të sigurojë analiza të përgjithshme objektive autoritare, analiza krahasuese evropiane dhe analiza të ligjeve dhe qasje deri te sistemi modern ligjdhënës arkivor dhe bibliotekë hulumtuese. Segmenti edukativ i Institutit do të ofrojë trajnime dhe seminare për deputetë dhe të punësuarit në Kuvend”, deklaroi kryetari Veljanoski.

Shërbimet që do t’u ofrohen deputetëve do të jenë në gjuhën maqedonase dhe shqipe, ndërsa nga personeli pritet njohje e mirë e gjuhës angleze ose franceze.

“Formimi i Institutit parlamentar është mbështetur gjërësisht nga të gjitha partitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, tha Veljanoski, duke iu falënderuar të gjithë grupeve të deputetëve dhe koordinatorëve të tyre për përkushtueshmërinë për këtë iniciativë.

Instituti parlamentar do të hapet me mbështetje të Ambasadës së Zvicrës, parlamentet e Republikës së Çekisë dhe Republikës së Sllovakisë dhe Iniciativës për partneritet demokratik të Kongresit të SHBA-së.

Ambasadori i Zvicrës Lazaroto konsideron se analizat që do të përgatiten në Institutin parlamentar do të kontribuojnë për miratimin e ligjeve më cilësore.

Instituti parlamentar është i organizuar në dy sektorë kryesor edhe atë Sektori për analiza të përgjithshme dhe eurointegrime dhe Sektori për edukim dhe komunikim për bibliotekën hulumtuese dhe për arkivë ligjvënëse. Shërbimi për hulumtim parlamentar dhe për informata mbështetet në parimet e objektivitetit, qasshmërisë dhe kredibilitetit. Fillimi i procesit të rrethit të parë të punësimeve për tre pozicionet udhëheqëse në Institutin parlamentar do të fillojë më 26 dhjetor, ndërsa afati për paraqitjen e kandidatëve do të zgjasë deri më 13 janar të vitit 2012. Afati për paraqitjen për 22 analistë lartë të kualifikuar, hulumtues dhe trajnues, të cilët do të punësohen në rrethin e dytë, do të fillojë më 30 dhjetor, ndërsa paraqitja e kandidatëve do të zgjasë deri më 24 janar.

Ky ekip do të përfshijë juristë, ekonomistë, edukatorë, historianë, bibliotekarë dhe specialistë për Teknikë informatike komunikuese. Përshkrimet e vendeve të punës dhe kualifikimet personale për secilën pozitë janë të definuara me aktet e brendshme të Kuvendit dhe procedura për selektim dhe punësim të kandidatëve është në pajtim me Ligjin për nëpunës shtetëror.

Zgjedhja e kandidatëve më të mirë do të bëhet në bazë të pikëve për suksesin mesatar nga arsimimi, pikët nga provimi për nëpunës shtetëror dhe pikët nga intervista. Të gjitha fazat e procesit të punësimit do të monitorohen nga Instituti demokratik kombëtar për punë ndërkombëtare (NDI).

Projekti “Mbështetje e themelimit dhe zhvillimit të Institutit parlamentar” është implementuar nga NDI me mjete financiare të siguruara nga granti i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) (3.65 milionë franga zvicerane ose 2.00 milionë euro).

Projekti për Institutin parlamentar përfshin edhe mbështetje teknike të Kuvendit dhe të punësuarve të Institutit, renovim të hapësirave të Institutit dhe Kuvendit, si dhe furnizim të librave, revistave, anëtarësim, harduer dhe softuer.