Elbasan – Një maune rreth pesë metra e gjatë me targa të huaja YE 404DP, ka bllokuar qarkullimin përreth një orë në aksin Elbasan-Peqin në vendin e quajtur Papërr.
Maunia e cila vinte nga Maqedonia në drejtim të Durrësit, ka humbur kontrollin si pasojë e lageshtise duke rënë në mes të rrugës.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, 29 vjeçari me inciale A.M nuk ka pasuar dëme, ndërsa mësohet se në ndihmë të spostimit të maunes në mes të rrugës kanë ardhur disa banorë të zonës.
Tashmë maunia ndodhet buzë rrugës, por nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë kështu, pasi është mjaft e vështirë për ta lëvizur.
Tuesday, 20 December 2011 18:15