Lajme Shqip Tuesday, 20 December 2011 16:45

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi të martën projektligjin e Partisë Socialiste, që parashikonte heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për disa produkte ushqimore dhe ilaçe që importohen.

Sipas propozuesve të projektligjit, heqja e TVSH-së do të ndikonte në uljen e çmimit të tyre në tregun vendas, edhe pse nga ana tjetër, do të krijonte një ulje të të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe do të kërkonte masa shtesë për realizimin e synimit.

Ky propozim mori argumentimin kundër të zëvëndës/ministrit të Financave, Alfred Rushaj. Sipas tij, heqja e TVSH-së jo vetëm do të diskriminonte fermerët shqiptarë, por do të favorizonte nga ana tjetër vetëm disa importues të caktuar.

Votimi në parim për propozimin e opozitës  për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore do të bëhet në seancën plenare të Kuvendit ditën e enjte.