Tiranë – Bankat në Shqipëri e mbyllën muajin tetor të këtij viti me një bilanc pozitiv të ardhurash. Sipas statistikave nga Banka Qëndrore, asetet e sistemit arritën në 7.95 miliardë euro, me rritje 0.9 përqind kundrejt shtatorit dhe me rritje 14 përqind në krahasim me tetorin 2010.
Portofoli i kredive u rrit me 15 përqind në terma vjetorë, duke arritur në 3.9 miliardë euro, por rritja i dedikohet pothuajse tërësisht kreditimit të korporatave jofinanciare, pasi kredia për familjet dhe individët njohu vetëm rritje të lehtë vjetore prej 5.4 përqindësh.
BSH-ja bën të ditur se, fitimet e akumuluara për periudhën janar-tetor të këtij viti u rritën në 2.8 miliardë lekë, (20 milionë euro). Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bankat patën realizuar fitime neto prej 4.4 miliardë lekësh, (rreth 32 milionë euro).
Tuesday, 20 December 2011 15:33