Lajme Shqip Tuesday, 20 December 2011 15:00

Tiranë-Enti Rregullator i Ujit (ERU), pritet të vendosë zyrtarisht ditën e enjte, tarifat e reja të ujit të pijshëm për konsumatorin kryeqytetas.

Bordi drejtues i këtij Enti, pasi vendosi ditën e hënë tarifat e reja për sa i takon rrethit të Shkodrës dhe Durrësit, vendosi sot që vendimin zyrtar për Tiranën do ta marrë pasnesër, bënë të ditur burime zyrtare të këtij institucioni.

ERU, ndër të tjera sot publikoi disa nga tarifat e reja që parashikohen për 2012-ën, në kryeqytet.

Kështu, konsumatori familjar nga 33 metër lekë/metër kub që paguan aktualisht, vitin e ardhshëm do të paguaj 55 lekë për metër kub.

Entet buxhetore nga 110 lekë për metër kub që është tarifa aktuale, do të paguajnë vitin e ardhshëm 150 lekë për metër kub.

Fabrikat e prodhimit të pijeve alkoolike, apo lokalet me pishina do të paguajnë 200 lekë për metër kub, nga 140 lekë për metër kub që kanë paguar deri më sot.

Furrat e bukës do të paguajnë 95 lekë për metër kub nga 90 lekë për metër kub dhe së fundi shitësit e ujit me pakicë 20 lekë për metër kub, nga 10 që paguan aktualisht.

Ndërkaq, ERU përgjatë këtyre ditëve ka zyrtarizuar tarifat e reja për Durrësin, Shkodrën, Lezhën dhe Rrëshenin.(LajmeShqip.com)