Beograd – Komisari evropian për zgjerim Shtefan Fyle ka deklaruar se Serbia është në rrugë të mirë që në mars të marrë statusin e kandidatit “për” nëse shënon përparim të mëtejmë në dialogun me Kosovën për çështje praktike.
Anëtarët e BE-së tani presin që Serbia të përforcojë rezultatet e arritura në dialog me Kosovën përfshirë edhe marrëveshjen për zgjidhjen në përfshirjen e në bashkëpunimin rajonal me qëllim që të arrihet statusi i kandidatit, ka thëne Fyle për Novosti.
“Të jetë e qartë, Komisioni evropian nuk është në pozitë dhe as që ka ndër mend t’ia imponojë Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Fyle.
Ai ka theksuar se “është i inkurajuar me faktin se të dy palët kanë bërë hapa në drejtim të zgjidhjes së kompromisit që do të jetë praktike dhe e balancua”.
Tuesday, 20 December 2011 12:57