Lajme Shqip Tuesday, 20 December 2011 11:30

Washington – Lideri i ndjerë i Koresë Veriore Kim Xhong-il ka krijuar një ferr të vërtetë në vend për popullin e vet, kumtuan organizatat perëndimore joqeveritare për të drejtat e njeriut, të cituara nga mediat franceze.

Regjimi stalinist i Kim Xhong-il është përgjegjës për miliona viktima, uri, kampe punuese dhe ekzekutime masive, deklaroi Ken Rot, drejtor ekzekutiv i Human Rights Watch.

“Kim Xhong-il do të kujtohet si kryes brutal i represioneve sistematike dhe masive, i cili e ka lënë popullin e vet që të vdesë nga uria”, deklaroi Rot.

“Lideri i dashur” ka lënë një ekonomi në agoni në vend me mungesë të madhe të ushqimit. Për një të tretën e popullatës në vend për momentin nuk ka ushqim të mjaftueshëm, ndërsa qindra mijëra njerëz, të cilët nga shteti konsiderohen si opozitarë, janë nëpër burgje.

Sem Zarifi, drejtor i Amnesty International për rajonin midis Azisë dhe Oqeanit të Qetë, deklaroi se përgatitja për dorëzimin e pushtetit Kim Xhong-unit, djali i zgjedhur për trashëgimtar të Kim Xhong-il, ka sjellë deri në ekzekutime të spastrimeve dhe të vërteta të qindra personave udhëheqës.

Sipas një informacioni, i siguruar nga Amnesty International, Kim Xhong-il dhe ithtarët e tij do të tentojnë që ta konsolidojnë pushtetin e tyre, duke i përforcuar represionet dhe duke e hequr çdo mundësi për mendime të ndryshme.