Lajme Shqip Tuesday, 20 December 2011 10:05

Los-Anxhelos – Një stuhi e fuqishme e borës në pjesët jugperëndimore të SHBA-së, i mori jetën dy personave në Kolorado.

Për shkak të ngrirjes së rrugës një autobus i cili transportonte të burgosur u përmbys. Nga ky incident humbën jetën një i burgosur dhe një pjesëtar i sigurimit. Nëntë të tjerë janë lënduar dhe transferuar në spital.

Në shtetet federale amerikane të Nju-Meksiko, Oklahoma, Kanzas dhe Kolorado reshjet e dëborës kanë bllokuar një numër të madh të akseve rrugore dhe autoritetet përkatëse kanë mbyllur për lëvizje pjesën më të madhe prej tyre.