Lajme Shqip Tuesday, 20 December 2011 09:51

Tokio – Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe kryeministri japonez Joshihiko Noda, ranë dakord për një bashkëpunim të ngushtë për çështjet e sigurisë në Gadishullin Korean dhe në mbarë rajonin lidhur me mundësinë e ashpërsimit të situatës pas vdekjes së liderit verikorean Kim Xhong-il, kumtuan agjencitë botërore.

Në bisedën telefonike prej 10 minutave Obama dhe Noda nënvizuan domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut. Ata e konsideruan për obligim ndjekin ndjekjen nga afër të ngjarjeve dhe të mbajtjen e një lidhje të ngushtë me ta.

Obama e bindi bashkëfolësin japonez se SHBA-ja është e vendosur fuqimisht për t’i mbrojtur aleatët e tyre.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton shfaqi shpresë se udhëheqësia e re e Koresë së Veriut do ta çojë popullin e vet në rrugën e paqes, do të punojë me bashkësinë ndërkombëtare, do t’i plotësojë obligimet e veta dhe do t’i përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët, transmetuan agjencitë botërore.

Në kumtesë, Klinton nënvizoi se SHBA-ja shpreson, gjithashtu, se udhëheqësia e re do t’i respektojë të drejtat e popullit të vet.