Damask – Forcat siriane të sigurisë sot vranë të paktën gjashtë civilë në më shumë qytete, ndërkohë në qendrën e Damaskut mbahet protestë e dhjetë mijë personave për shkak të vrasjes së djeshme të vajzës 13 vjeçare.
Në afërsi të qendrës për naftë Deir Ezor, në pjesën lindore të vendit, tre civilë u vranë nga ana e forcave të sigurisë, ndërsa dhjetë u lënduan në sulmin në të cilin është përdorur armaatim i rëndë, kumtoi organizata siriane për të drejta të njeriut.
Në mëngjes në qytetin Herak u vranë dy civilë, ndërsa tetë u lënduan, prej të cilëve disa janë në gjendje kritike, pasi forcat siriane të sigurisë kanë hyrë në qytet dhe arrestuan dhjetë persona.
Organizata, me seli në Londër, thotë se forcat siriane kanë vrarë një djalosh në provincën jugore Dera.
Njëkohësisht, vazhdon dita e nëntë me radhë e grevës së përgjithshme në numrin më të madh të qyteteve dhe fshatrave në provincë, me qëllim që të kryhet presion shtesë për tërheqje nga pushteti të presidentit Bashar al Asad.
Në lagjen Midan, në Damask sot u mblodhën mbi dhjetë mijë persona në shenjë proteste për shkak të vrasjes së vajzës 13 vjeçare Hale Munaxhed.
Vajza është vrarë nga plumbi në shpinë, përderisa forcat e sigurisë, kanë hapur zjarr mbi studentët të cilët protestuan të dielën në këtë periferi. Siria paraprakisht sot nënshkroi protokoll me të cilin miratoi mision hulumtues në vendin, në suaza të planit paqësor të Lidhjes arabe për dhënie fund të uhëheqjes së dhunshme nëntë mujore me demonstrantët.
Ministri sirian i Punëve të Jashtme Valid Mualem, dha premtim për bashkëpunim të plotë me hulumtuesit dhe theksoi se marrëveshja në fillim do të vlejë vetëm një muaj, por me mundësi për vazhdim të misionit në kohë më të gjatë, për çka do të nevojitet pajtueshmëri e dy palëve.
Sipas Mualemit, me marrëveshjen nuk prishet sovraniteti i Sirisë dhe ka shfaqur shpresë se misioni do t’i verifikojë konfirmimet e Damaskut se trazirat shumë mujore në vendin janë pjesë e kryengritësve të armatosur, e jo të demonstratave të qeta, siç konfirmon Perëndimi dhe organizatat për mbrojtje të drejtave të njeriut.
“Ka një numër të madh të vendeve në botë të cilat nuk dëshirojnë ta pranojnë pjesëmarrjen e grupeve të armatosura terroriste në Siri. Ata do të vijnë dhe do ta shohin se ato ekzistojnë”, deklaroi Mualem.
Ministri sirian theksoi se autoritetet do të lejojnë edhe pjesëmarrje të mediave të huaja përderisa ata kryejnë informim objektiv për situatën në vendin.
Lidhja arabe kumtoi se në 72 orët e fundit në Damask do të arrijë misioni i parë vëzhgues, i përbërë prej ekspertëve të sigurisë, drejtësisë dhe çështjeve administrative, përderisa më vonë do të dërgohet edhe një ekip i ekspertëve për të drejta të njeriut.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, në Siri prej fillimit të protestave në muajin mars janë vrarë më shumë se 5.000 persona.
Monday, 19 December 2011 18:30