Lajme Shqip Monday, 19 December 2011 17:03

Tiranë-Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani paralajmëroi sot marrjen e masave të ashpra  ndaj personave që falsifikojnë dokumentet me synim përfitimin e statusit të azilantit në vendet e Bashkimit Evropian.  

Në seancën e zhvilluar sot në Komisonin e Integrimit ne Kuvend, ministri Nishani tha se, institucioni i tij, po  ndjek nga afër problemin që lidhet me kërkesat e disa shtetasve, për marrjen e statusit të azilantit  në vendet e Bashkimit Evropian,  nëpërmjet vërtetimeve se ndihen të kërcënuar nga gjakmarrja. 

 “Vërtetimet për gjakmarrje, nëpërmjet të cilave shtetas shqiptarë kërkojnë azil,  janë abuzive”, tha Nishani, duke theksuar se një grup “Task Forcë”, i ngritur nga ministria e Bredshme, po ndjek problemin nga afër.

Kreu i Ministrisë së Brendshme, paralajmëroi ngritjen e padive  penale për kryepleqtë apo kryekomunarët, që lëshojnë vërtetime të tilla.

Në Komisionin e Integrimit,  ministri i Brendshem Bujar Nishani solli në vëmendje te deputeteve se, niveli i kërkesave të shtetasve shqiptar për azil në vendet e Bashkimit Evropian ka pësuar ulje. (LajmeShqip.com)