Beograd-Politikani më kontravers i veriut të Kosovës ,Oliver Iivanoviç, ka kundërshtuar ashpër deklaratën e kancelarës gjermane Angela Merkes se Serbia duhet të heqë institucionet paralele në Kosovës. 
Sipas Ivanoviçit, Serbia nuk mundet të largojë institucionet e veta në Kosovë, pasi kështu nuk do të mundej të ndihmonte serbët atje.
“Serbia ka obligimin dhe të drejtën që të ndihmojë serbet e Kosovës, dhe këtë nuk mundet veprojë si shumica e institucione e shtetit të Serbisë që veprojnë në Kosovë, dhe ajo nuk do të mundej të ndihmonte serbëve” ka thënë Oliver Ivanoviç, sekretar i përgjithshëm në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Ivanoviç i ka bërë këto kemente duke iu referuar dekleratës së kancelares gjermane Angela Merkel se nëse Serbia dëshiron BE-në, ajo duhet t’i shpërbëjë institucionet paralele në Kosovës.
“Institucionet paralele janë të vetmet që ekzistojnë në këtë pjesë dhe për serbët ato përfaqësojnë mbijetesën e tyre. Këto institucione shërbejnë që serbët të mbijetojnë dhe mendoj se Serbia nuk mundet të heqë këto institucione”- ka nënvizuar Ivanoviç.
Monday, 19 December 2011 16:34