New York – Nafta e papërpunuar, sot në mëngjes, gjatë tregtimit elektronik në bursën në Nju-Jork u lirua nën 93 dollarë për barel, menjehere pasi Koreja Veriore kumtoi lajmin për vdekjen e presidentit të saj Kim Xhong-il.
Çmimi i naftës “së lehtë” amerikane për dërgesë kohore në muajin janar të Bursës së mallrave të Nju-Jorkut për 78 cent në 92, 75 dollarë për barel, përderisa në të njëjtën kohë “brent” nafta evropiane në Bursën ndërkombëtare të petroleumit në Londër u lirua për 45 cent në 102,90 dollarë për barel, transmetuan mediat amerikane.
Sot në mëngjes në bursat në Azi erdhi deri në rënie të indekseve për shkak të druajtjes se vdekja e Kim Xhong-il mund të shkaktojë rritje të jostabilitetit në gadishullin e ndarë korean. Indeksi i bursës koreanojugore u lirua për 3,3 përqind, përderisa ata në Hong Kong dhe në Japoni kanë rënë për 2,5 ose 1,1 përqind.
Monday, 19 December 2011 11:10