Ankara – Një delegacion turk sot do të arrijë në Paris në përpjekje që të bëjë presion për hedhjen e projekt-ligjit për kriminalizimin e refuzimit të gjenocidit armen.
Delegacioni, i kryesuar nga kryetari i Komisionit parlamentar për punë të jashtme Vollkan Bozkar, do të qëndrojë në Francë sot dhe nesër, me qëllim që ta paralajmërojë Parlamentin francez për dëmin serioz të cilin projekt-ligji do t’ua shkaktojë marrëdhënieve turko-franceze.
“Anëtarët e delegacionit do të takohen me deputetët francezë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare para votimit në Dhomën e poshtme të Parlamentit francez, i cili pritet të enjten”, deklaroi Bozkar.
Ai e vlerësoi projektin si manovër politike, të drejtuar që ta marrë mbështetjen e bashkësisë armene në zgjedhjet e ardhshme në Francë.
Projekt-ligji, i përgatitur nga partia në pushtet Unioni për lëvizje popullore, e cila ka shumicë në Parlamentin francez, parasheh një vit burg dhe dënim me burg prej 45.000 euro për refuzimin e gjenocidit armen.
Monday, 19 December 2011 09:00