Lajme Shqip Sunday, 18 December 2011 12:00

Tashmë është deklaruar fundi i martesës së yllit të NBA-së Kobe Bryant me bashkëshorten e tij Vanessa. Pas dhjetë vitesh martesë dhe dy vajzave të vogla nga kjo martesë, Vanessa Bryant ka kërkuar zyrtarisht divorcin prej tij.

Sipas burimeve të marra nga tabloidi TMZ, arsyeja e këtij divorci është mosbesnikëria e tij e përsëritur. Problemet e çiftit datojnë që në vitin 2003 kur ylli i basketbollit u akuzua për përdhunim të një vajze. Pas një marrëveshje me të ‘dhunuarën’ a ii kërkoi publikisht falje gruas së tij  mbas disa ditësh, duke i dhuruar një unazë me vlerë prej 4 milion dollarësh.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, basketbollisti i Los Angeles Lakers është një prej sportistëve më të paguar në botë dhe të ardhurat e tij mund të jenë tek rreth  150 milion dollarë. Ka shumë të ngjarë që Vanessa të marrë një pjesë të mirë të tyre, si dhe kujdestarinë legjitime të vajzave. (LajmeShqip.com)