Bulqizë-Një minator u bllokua mesditën e sotme në zonën D të minierës së Bulqizës dhe më pas është gjetur i pajetë nga seksioni i kërkim shpëtimit. 
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e qarkut të Dibrës.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se minatori Bajram Dalipi po punonte rreth 1000 metra në thellësi të një miniere private, e cila nuk administrohet nga kompania koncesionare ACR.
Ende nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me shkaqet e bllokimit të minatorit.
Pasi mori sinjalizimin për ngjarjen, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi punën për nxjerrjen e minatorit, fati i të cilit nuk dihet ende.
Saturday, 17 December 2011 13:26