Tiranë-Përjashtimi i paralajmëruar i Kastriot Islamit nga Partia Socialiste nuk i ka lënë indiferentë përfaqësuesit e mazhorancës.
Një ditë më parë ishte deputeti i PD, Fatbardh Kadilli që e cilësonte si të papranueshëm këtë përjashtim, ndërsa sot ka përsëritur të njëtën gjë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.
“Përjashtimi i Islamit është i papranueshëm. Ai nuk ka bërë asnjë gabim, ka shprehur vetëm idetë e veta, të cilat tashmë janë përqafuar nga lidershipi i PS-së. Islami është një nga figurat më të respektuara të PS-së, pasi ka kontribuar për këtë parti për 21 vjet”, është shprehur Meta.
Reagimi i Metës vjen në kohën kur të gjitha gjasat janë që Islami t’i bashkohet LSI-së.
Saturday, 17 December 2011 12:50