Ndonjëherë mjafton vetëm një detaj për të plotësuar dëshirën tuaj për të ndryshuar garderobën. Garderoba nuk mund të ndryshohet brenda një dite! Nëse stili që ju përdorni zakonisht po ju mërzitet, dhe e ndjeni të nevojshëm ndryshimin rrënjësor, duhet të filloni të ndryshoni pak e nga pak.
Shpesh herë thuhet se detajet bëjnë ndryshimin, aq sa majfton vetëm një aksesor i veçantë për t’i dhënë ngjyra të tjera look-ut tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për ndryshimin e stilit tuaj. Mundohuni të përdorni aksesorë sa më origjinal dhe menjëherë do të dini të dalloni ndryshimin.
Për shembull, nëse jeni e veshur plotësisht me rroba të zeza, do të mjaftojë që t’i shtoni look-ut tuaj disa aksesorë me ngjyrë të ndezur: byzylyk dhe varëse, por nëse dëshironi mund të përdorni si aksesorë edhe këpucët me çantën. Në këtë mënyrë ju do ta personalizoni më tepër veshjen tuaj.
Kështu që, mjafton vetëm që t’i dedikoheni shumë pak imtësive, për t’i dhënë stilit tuaj pak më shumë ngjyrë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 17 December 2011 12:50 