Tiranë – Në fund të kësaj jave në tregun shqiptar të këmbimit valutor, leku ka humbur pikë ndaj dollarit dhe është forcuar kundrejt euros, e ndikuar kjo nga zhvillimet e këmbimit në bursat ndërkombëtare.
Banka e Shqipërisë raporton se në tregun shqiptar euro ra me 0.5 përqind gjatë kësaj fund jave dhe u shkëmbye të shtunën për 137.60 lekë sipas kursit mesatar fiks, nga 138.10 lekë që ishte në fillim të kësaj jave. Në të njëjtën kohë, dollari u shtrenjtua me 1.6 përqind dhe u këmbye dje me 106.4 lekë.
Diferenca tregon se dobësimi i euros në tregun ndërkombëtar u pasqyrua më së shumti me shtrenjtim të dollarit në tregun shqiptar dhe jo më pak në dobësimin e euros. Banka e Shqipërisë bën të ditur se kursi i këmbimit për monedhat e tjera, si franga zvicerane apo paundi britanik me lekun, kanë ruajtuar përgjithësisht nivele të qëndrueshme. Një pjesë e analistëve besojnë se euro do t’i nënshtrohet një dobësimi gradual në tregjet ndërkombëtare gjatë muajve të ardhshëm. Ndërkohë që eksperienca e festave të fundvitit në Shqipëri, mban një euro të fortë.
Saturday, 17 December 2011 12:30