Lajme Shqip Saturday, 17 December 2011 10:15

Gjenevë – Organizata Botërore e Tregtisë e pranoi dje Rusinë si anëtare e OBT-së, pas 18 vite negociatash.

Rusia ka marrë ftesën zyrtare për t’u bashkuar në një takim ministror të OBT-së në Gjenevë.

Rusia ka qenë duke u përpjekur për t’u bashkuar me OBT-në që nga viti 1993, por negociatat në mënyrë të përsëritur dobësoheshin.

Zgjidhja përfundimisht u arrit muajin e kaluar, kur Gjeorgjia, vendi i fundit që bllokonte hyrjen e Rusisë, hoqi kundërshtimet e saj.

Anëtarësimi i Rusisë në OBT nuk do të hyjë në fuqi deri sa të ratifikohet nga Duma e shtetit, gjë që pritet të ndodhë nga mesi i vitit 2012.