Shkup- Kënaqësia nga interesi për intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit politik ndërmjet dy vendeve në të gjitha nivelet u shpreh në takimin ndërmjet kryeministrit Nikolla Gruevski dhe presidentit serb, Boris Tadiç, i cili prej sot ndodhet për vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
“Kryeminsitri Gruevski theksoi se me rëndësi të posaçme është interesi i cekur dhe angazhimet për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjeet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë, të konfirmuara me hapjen aktuale të Përfaqësisë së Odës ekonomike të Serbisë në Maqedoni, aktivitetet e Biznes asociacionit të Maqedonisë, të formuar kohë më parë në Serbi, si dhe organizimi i biznes forumit të sotëm nga ana e dy odave, me ç’rast theksoi se ekzistojnë edhe mundësi të tjera të cilat duhet të shfrytëzohen për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme ekonomike”, kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin.
Gruevski dhe Tadiç biseduan edhe për bashkëpunimin në transport dhe infrastrukturë, energjetikë, bujqësi dhe kulturë. Shprehën kënaqësi nga rezultatet e arritura në bashkëpunimin kufitar, duke e cekur si shembull hapjen e vendkalimin kufitar për komunikacion lokal Cërcori e Madhe – Golesh, marrëveshjen për kalimin e kufirit me letërnjoftime biometrike, si dhe marrëveshjen ndërmjet minsitrive të punëve të brendshme të të dy vendeve për patrulla të përziera përgjatë kufirit të përbashkët.
Shërbimi qeveritar për shtyp informoi se kryeminsitri Gruevski e ka njoftuar presidentin serb me hollësi për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO dhe me atë rast i ka përshëdnetur mabiciet euroatlantike të Republikës së Serbisë dhe rekomandimin nga Komisioni evropian për të marrë status të vendit-kandidat për anëtarësim në BE.
Gruevski ka shprehur gatishmëri që Maqedonia t’ia bartë përvojat Serbisë në procesin e inkuadrimit në BE, lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim, aktivitetet në kontekst të fitimit të statusit të kandidates dhe përgatitjes për fillim të negociatave inkuadruese.
“Në takim u konkludua se marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë duhet të vazhdojnë të avancohen në periudhën e ardhshme, me ç’rast u vu theksi në aspiratat për anëtarësim të barabartë në Bashkimin Evropian dhe sigurimin e kushteve për prosperitet të mbarë rajonit”, theksohet në kumtesën për takimin e kryeminsitrit Gruevski dhe presidentit serb Tadiç.
Kënaqësia nga interesi për intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit politik ndërmjet dy vendeve në të gjitha nivelet u shpreh në takimin ndërmjet kryeministrit Nikolla Gruevski dhe presidentit serb, Boris Tadiç, që sot pasdite u mbajt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Friday, 16 December 2011 20:23