Komisiont i Venecias i Këshillit të Europës dhe OSBE/ODHIR kanë perpiluar një opinion të përbashkët lidhur me zgjedhjet lokale në Shqipëri.
Në këtë opinion thuhet, se problemet që janë hasur gjatë proçesit zgjedhor në Shqipëri nuk kërkojnë vetëm ndryshime në kodin elektoral, por gjithashtu një ndryshim të sjelljes dhe praktikave midis partive politike dhe liderëve të tyre.
Në rekomandimet që jep Komisioni i Venecias në konkluzionet e opinionit prej 21 faqesh, thuhet se amendamenet themelore që duhet ti bëhen kodin kanë të bëjnë së pari me amendimin në kohë të rregullores për emërimin e anêtarêve të Komisionit Qendror tê Zgjedhjeve, duke parandaluar shkarkimin e anëtarëve të Komisionit me përjashtim të rasteve që ka motiv, si dhe evitimin e shkarkimit të një gjyqëtari të Kolegjit Zgjedhor pa asnjë motiv, apo arsye.
Ndryshime kërkohen gjithashtu edhe lidhur me procéduren e numërimit tê votave, kryesisht për votât e hedhura në kuti të gabuara. Sipas Komisionit të Venecias, kërkohet një konsiderim më i mirë i specifikave lidhur me aksesin e medias, financimin e fushatës zgjedhore dhe veçantitë e zgjedhjeve në Tiranë.
Dispozitat për aksesin e medias dhe fushatën zgjedhire duhet të jenë më efektive. Komisioni i Venecias tërheq gjithashtu vëmendjen, se nevojiten të eliminohen paqartêsi dhe hendeqe lidhur me zbatimin e kufirit zgjedhor në zgjedhjet lokale, kriteret në aspektin gjinor, si dhe proçesin e apelit .
Friday, 16 December 2011 20:14