Berlin – Në Gjermani sot u hap qendra e re, e cila do të koordinojë luftën kundër ekstremizmit ultra-djathtist, transmetuan mediat amerikane, duke iu referuar autoriteteve gjermane.
Shërbimet për siguri sollën vendimin për të formuar qendrën, menjëherë pasi në nëtor u mor vesh se një grup i vogël neonazistësh, në një afat kohor prej disa vitesh, kishin arritur të vrisnin së paku nëntë persona pa u zbuluar gjatë asaj kohe.
Qendra përfshin përfaqësues të shërbimeve policore dhe zbuluese nga 16 provincat gjermane, të cilat për çdo ditë do të analizojnë informatat për rastet e ekstremizmit të skajshëm djathtist në vend.
Friday, 16 December 2011 19:30