Tiranë – Procesi gjyqësor ndaj ish -zv/kryeministrit Ilir Meta është duke shkuar drejt fundit.
Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Lartë u vendos që prokuroria të shpallë konkluzionet hetimore për çështjen në 6 janar të vitit të ardhshëm, rreth 6 muaj pas fillimit të procesit gjyqësor.
Në ketë seance, kolegji penal i Gjykatës së Lartë, pranoi në pjesën më të madhe kërkesat e palëve për administrimin e provave të tyre shkresore.
Ndërkohë Gjykata refuzoi kërkesën e prokurorisë për dëgjimin në sallën e gjykatës dhe transkriptimin e videos në të cilën shfaqet biseda mes ish- zv/kryeministrit Ilir Meta dhe ish- ministrit të Ekonomisë, Dritan Priftit.
Ish- zv/kryeministri Ilir Meta është vënë nën akuzën e korrupsionit nga Prokuroria e Përgjithshme pas transmetimit në media të video-përgjimit, ku ai shfaqej me ish- ministrin Prifti në një bisedë për koncesione të ministrisë së Ekonomisë, si koncesionin për ndërtimin e Hec-it të Shushicës. Vetë Meta e ka cilësuar videon e realizuar nga ish- ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, si një manipulim dhe shantazh ndaj tij.
Friday, 16 December 2011 19:00