Romë-Deputetët e Dhomës së ulët të parlamentit italian i dhanë sot votëbesimin qeverisë së Mario Montit, duke mbështetur paketën e tij të shkurtimeve dhe reformave prej 33 miliard euro me 495 vota pro dhe 88 kundër. Mësohet gjithashtu se kanë abstenuar vetëm 4 deputetë.
Gjithësesi manovra financiare tani duhet të marrë edhe aprovimin e Senatit. Ashtu siç kishin paralajmëruar partia e Berluskonit, Populli i Lirisë, ajo demokratike dhe Unioni i Kristian Demokratëve të qendrës votuan pro ndërsa kundër votuan Liga e Veriut dhe Italia e Vlerave.
“Pa këtë manovër do të ishte e nevojshme të bënin sakrifica edhe më të mëdha”-deklaroi kryeministri Monti para votëbesimit.
“Situata është edhe më keq nga ç’prisnim. Jemi në reçension nëse ndokush kishte dyshime”-ka deklaruar ndërkohë ministri i zhvillimit Corrado Passera.
E ndërkohë, autobusët, trenat dhe metrotë kanë ndaluar sot në shume qytete italiane si pjesë e grevës se punonjesve te transportit publik kunder shkurtimeve te qeverise ne kete sektor.
Mario monti, i emëruar në nëntor të këtij viti drejton një qeveri teknokratësh që po përpiqet të reduktojne borxhin e madh publik të Italisë. (LajmeShqip.com)
Friday, 16 December 2011 14:35