Lajme Shqip Friday, 16 December 2011 13:38

Romë-Zarfe me plumba drejtuar kryeministrit Italian Mario Monti dhe ish kreut të qeverisë Silvio Berluskoni.

Sipas “Corriere della Serra” dhjetë zarfa me plumba drejtuar Montit, Berluskonit, dhe drejtorëve të disa të përditshmeve italiane janë pikasur nga posta ialiane.

Zarfet janë gjetur nga zyrat e postës në Lamezia Terme, në provincën e Katanzaros në rajonin e Kalabrisë.

Sipas “Corriere della Serra”, brenda zarfeve është shkruar :“Do të na e paguani të gjithë. Do tju sulmojmë dhe do të jetë një luftë deri në pikën e fundit të gjakut. Do ti mallkojmë këto masa me gjak. Nuk do të flini më gjumë rehat. Plumbat i kemi, tani vjen dhe tritoli nga miqtë tanë arabë”.

Mes marrësve të tjerë të këtyre zarfeve është edhe ministrja e mirëqënies Elsa Fornero,sekretari i Partisë Demokratike Pier Luigi Bersani dhe drejtorët e gazetave “Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Libero”, “La Padania” dhe “Il Tempo”.

Tashmë prokuroria e gjykatës në Lamezia Terme ka nisur tashmë një hetim për kërcënim të agravuar me qëllime terroriste. (LajmeShqip.com)