Prishtinë-Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë Kosovën në fillim të javës së ardhshme.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi për mediat në Prishtinë, i cili tha se Merkel pritet të mbërrijë të hënën në Kosovë.
Merkel do të vijë në Kosovë për të përcjellë mesazhe lidhur me bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit që po zhvillohen në Bruksel.
Në samitin e fundit të shefave të shteteve të Bashkimit Evropian, kancelarja gjermane Merkel ishte më e vendosura për refuzimin e kërkesës së Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.
Vendosmëria e saj erdhi pasi Beogradi nuk ka përmbushur kërkesat që ajo ia kishte bërë me kohë presidentit serb Tadiç lidhur me Kosovën.
Në qëndrimin e fuqishëm të Berlinit ndikoi edhe plagosja e disa ushtarëve gjerman të KFOR-it nga barrikaduesit serbë në veri të vendit.
Friday, 16 December 2011 10:22