Nju-Jork – Autoritetet federale në Nju-Jork, akuzuan tre instutucione financiare libiane lidhur me lëvizjen ekstremiste Hezbollah, për pastrim të më shumë se 240 milionë dollarë përmes tregut të automobilave të përdoruar.
Procesi dje është paraqitur në gjykatën në Menhetan kundër Bankës libano-kanadeze dhe dy kompanive për këmbim të valutave, të cilat kanë blerë dhe kanë dërguar automobila të përdorur nga SHBA-ja në Afrikën Perëndimore, ku janë shitur edhe automobilat, ndërkohë që të hollat në mënyrë ilegale janë transportuar në Liban nga korrieri i Hezbollahut.
Në dokumentet pohohet se Hezbollah është financuar edhe nga tregtia ilegale me narkotikë.
Qeveria amerikane kërkon përafërsisht gjysmë miliardë dollarë nga institucionet libaneze, si dhe nga 30 kompanitë amerikane të cilat kanë blerë automobila, po ashtu edhe nga një kompani transportuese amerikane. Autoritetet pohojnë se kanë të drejtë që t’i konfiskojnë llogaritë e kompanive në pajtim me Ligjin kundër larjes së parave.
Friday, 16 December 2011 10:40