Prishtinë-Shtetasit e Kosovës që nga sot do ta kenë më të lehtë hyrjen dhe qëndrimin në Kroaci. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Zagrebi ka vendosur lehtësimin e përkohshëm të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin tranzit të të huajve në Republikën e Kroacisë.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane e Republikës së Kroacisë për lehtësimin e përkohshëm të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit të të huajve në Republikën e Kroacisë.
“Pra, në periudhën nga 1 janar deri në 31 dhjetor 2012, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët janë mbajtës të: Leje Qëndrimit Schengen; Vizave Uniforme Schengen (C – dy ose shumë hyrje); Vizave afatgjata (D) nuk do iu kërkohet viza për hyrje, qëndrim apo kalimin transit nëpër territorin e Republikës së Kroacisë”-vijon më tej njoftimi.
Sipas këtij njoftimi, Qeveria e Kroacisë, në takimin e datës 07 Dhjetor 2011 ka miratuar vendimin për lehtësimin e përkohshëm (prej 01 Janar 2012 deri në 31 dhjetor 2012) të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit nëpërmjet Republikës së Kroacisë, për të huajt e pajisur me Leje Qëndrimi të vlefshme të vendeve të zonës Schengen, si dhe me viza.
Dokumentet Schengen të lartpërmendura duhet të jenë të vlefshme në momentin e daljes nga Republika e Kroacisë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 15 December 2011 18:54