Lajme Shqip Thursday, 15 December 2011 15:44

Një fotograf vërtetë guximtar është zhytur në ujë për të fotografuar këtë peshkaqen të pabesueshëm, racën Greenland, që mund të jetojnë mbi 200 vjet në thellësitë e 600 metrave nën akullin e Arktikës.

Këta peshkaqenë janë më të mëdhenj se sa peshkaqenët famëkeq të bardhë, dhe rriten deri në 7.1 metra. Ata madje njihen për ngrënien e arinjve polarë!

Jetojnë në pjesën më veriore të këtij oqeani dhe notojnë në shtresat më të ulëta, ku temperatura shkon deri në 1 gradë celcius. Fotografi 59-vjeçar Perrine Hawaii që ka notuar deri pak metra pranë tij, është shprehur i mahnitur nga reagimi i këtij peshkaqeni që ka edhe pamjen e një guri.

Nëse shumica e peshkaqenëve janë të turpshëm dhe i evitojnë dritat, ky peshkaqen ka qenë mjaft kurioz dhe i qetë për të parë nga aparati fotografik dhe drita që ai bënte, sa herë që aparati shkrepej për ta fotografuar. (LajmeShqip.com)